![]() 1. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (shkurt KSUT) është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
2. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.
Statusi i studentit
Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste të ndryshme të çregjistrimit të tij. Të drejtat dhe detyrimet e studentëve përcaktohen në bazë të këtijligji, si dhe në statutet e institucioneve të arsimit të lartë. Të drejtat dhe detyrat e studentëve
1. Studentët kanë të drejtë: a) Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre; b) Të përdorin mjediset, bibliotekë, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni; c) Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionit parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit; ç) Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të institucionit. 2. Studentët kanë detyrë: a) Të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni; b) T'u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe të marrin pjesë në veprimtaritë akademike; c) Të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofrojnë institucionet; ç) Të respektojnë kodin e etikës, të përcaktuar në statutet ose rregulloret e institucioneve respektive të arsimit të lartë; d) Të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë etj. Bursa për studime
1. Studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë përfitojnë bursa si mbështetje ekonomike për studimet e tyre, si dhe stimuj materialë për rezultate të shkëlqyera. 2. Bursat, sipas pikës 1 të këtij neni, përballohen nga Buxheti i Shtetit dhe donacione të ligjshme. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret shtetërore dhe procedurat për përfitimin e bursave. 3. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutet e tyre kritere dhe procedura për shpërblime të studentëve, që përballohen nga vetë institucionet. 4. Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave konsideron dhe raste të tjera për dhënie bursash, si dhe bursa për studentë të shkëlqyer dhe shkencëtarë. |